Politike

Dosje për Ramën? Gazmend Bardhi: Në SPAK çova dosjen publike, s'janë dokumenta që unë i kam marrë zyrtarisht nga SHBA

Gazment Bardhi sqaroi se aktpadia që SPAK kërkoi prej tij është një dokument i bërë publik jo i marrë në rrugë zyrtarë gjë që sipas tij duhet ta bëjë prokuroria shqiptare.

31 Janar 2023, 21:23 Nga k.m.
Dosje për Ramën? Gazmend Bardhi: Në SPAK çova dosjen
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tregoi se në kërkesën që ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për nisjen e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen McGonigal i ka kërkuar prokurorisë t’i drejtohet zyrtarisht autoriteteve amerikane.

Në fjalën e tij, në emisionin "Noë"Bardhi sqaroi se aktpadia që SPAK kërkoi prej tij është një dokument i bërë publik jo i marrë në rrugë zyrtarë gjë që sipas tij duhet ta bëjë prokuroria shqiptare.

"Prita si deputet 24 orë pasi gjithë mediat po flisnin për një skandal, SPAK-u të njoftonte nisjen e hetimeve. Në mungesë të këtij reagimi, SPAK po bënte sikur ishte i vetmi institucion që nuk e kishte dëgjuar këtë skandal. Nuk janë dokumenta që unë i kam marrë zyrtarisht nga SHBA. Sot jam njoftuar nga SPAK, nga shkresa kuptoj se ka nisur procdurë hetimi. E kam marrë atë shkresë rreth drekës, e brenda 30 minutash i kam kthyer përgjigje për të gjithë dokumentat që kanë kërkuar në atë shkesë,"-tha në fjalën e tij Gazment Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll