Sport

Roma përjashton Zaniolon nga projekti teknik, lojtari ‘divorcohet’ me verdhekuqtë

Të dielën në mbrëmje momente tensioni në shtëpinë e lojtarit: ndërhyn policia. Ndërkohë vijnë ofertat nga Leipzig dhe Leeds

31 Janar 2023, 11:08 Nga DOSJA
Roma përjashton Zaniolon nga projekti teknik, lojtari

ITALI - Roma ka përjashtuar Nicolò Zaniolo nga projekti teknik: pronarët kanë vendosur që sulmuesi të mos luajnë më asnjë ndeshje me fanelën verdhekuqe. Për më tepër, Friedkins do ta shesin lojtarin vetëm nëse oferta e Bournemouth është e barabartë, duke supozuar rrezikun e një bllokimi deri në skadimin e kontratës në vitin 2024.

Ky është epilogu i një dite që filloi të dielën në mbrëmje, kur një grup ultras, flasim rreth pesëmbëdhjetë veta, ishin mbledhur jashtë shtëpisë së lojtarit në Casal Polacco. Aty nuk kanë munguan fyerjet dhe, në atë moment, sulmuesi 23-vjeçar ishte përpjekur t'i shpëtonte ndjekjes. I frikësuar Zaniolo kërkoi ndihmën e policies, e cila ndërhyri me një patrullë. Nga ana e policisë vijojnë hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të aksidentit. Lojtari, i cili në orët e fundit ka marrë oferta nga Leipzig dhe Leeds, më pas është rikthyer në La Spezia, vendlindja e tij, për të gjetur qetësi.

Leipzig dhe Leeds të interesuar
Sipas asaj që raporton Bild në orët e fundit, Leipzig, falë dëmtimit të Dani Olmos, do t'i kishte kërkuar verdhekuqve informacion për Zaniolon. I treti në Bundesligë dhe në raundin e 16-të kundër Cityt, klubi gjerman është sigurisht një klub i nivelit të lartë dhe mund të plotësojë pëlqimin e lojtarit. Oferta e bërë do të ishte një hua me detyrim blerje rreth 27 milionë euro, ndërsa për lojtarin një pagë 2.5 milionë plus bonuse, pak a shumë aq sa merr te Roma. Interesimi për sulmuesin ka patur edhe Leedsi, i cili propozoi një hua me të drejtë shlyerje e cila do të bëhej detyrim me kushte shumë të lehta për t'u arritur edhe nëse udhëheqja romaniste do vetëm një hua me detyrim.

Futbollisti divorcohet në Instagram me Romën
Pas kërcënimeve të tifozëve në shtëpi gjatë natës, pak orë para përfundimit të merkatos, Nicolò Zaniolo hoqi referencën nga biografia e tij në Instagram, duke zëvendësuar formulimin nga "Futbollisti i Romës" që nga dita e mbërritjes së tij në kryeqytet me një “sportist” të thjeshtë. Një gjest simbolik që konfirmon shkëputjen e sulmuesit me të gjithë ambientin e verdhekuqve. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll