Politike

Shkoi në SPAK/ Kryemadhi: Dorëzova prova të reja për evazionin fiskal

Deputetja tha se ajo është pyetur edhe për evazionin fiskal. 

31 Janar 2023, 12:37 Nga F.M
Shkoi në SPAK/ Kryemadhi: Dorëzova prova të reja për
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklarua se ka dorëzuar prova të reja në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në një prononcim për mediat, pas marrjes në pyetje, Kryemadhi tha se ajo ishte thirrur nga SPAK si person në dijeni. Deputetja tha se ajo është pyetur edhe për evazionin fiskal. 

Pjesë nga prononcimi: 

Sot isha pranë Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës. Sigurisht që gjërat tashmë p ozbardhen çdo ditë e më shumë, më e pakta që duhet bërë është të verifikohet ky inceneratorit i Tiranës, sepse çdo ditë oaguhen para nga qytetarët. Kjo kompani ka pagesa buxhetore. Nuk kemi pse të fillojmë që ditë ne parë oagesën me 29 euro për ton. Nga ana tjetër shtova dhe...do të vazhdoj të dorëzoj dokumentat e tjera të nevojshme. Skena e krimit që qytetarët e njohin si vendi ku vdiq Ardit Gjoklaj duhet të ishte mbyllur, por aty vazhdohet të hidhen plehra. Plehrat aty vetëm groposen, nuk diferencohen, nuk riciklohen. Unë kam dorëzuar provat e reja. U pyeta dhe për evazionin fiskal, kam dorëzuar gjithashtu prova dhe pëtë këta. Unë erdha si e thirrur nga SPAK, si person në dijeni. Unë kam besim vetëm tek Zoti tani. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll