Politike

Kërkesa e deputetëve të PD për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve, Sula: Qeveria ka mbushur arkën e shtetit nga xhepat e qytetarëve

Sula tha se qeveria ka interes vetëm të mbushë arkën e shtetit në kurriz të shqiptarëve.

31 Janar 2023, 12:14 Nga A.B
Kërkesa e deputetëve të PD për shfuqizimin e Bordit të
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula bëri të ditur se 28 deputetë të PD-së kanë bërë kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve. Teksa foli nga Kushtetuesja, Sula tha se qeveria ka interes vetëm të mbushë arkën e shtetit në kurriz të shqiptarëve.

“Ne si PD i parashtruam për gati 2 orë, të gjithë kërkesat nga ana e grupit parlamentar. Për gati dy orë u shteruan të gjithë argumentet që është një bord i cili nuk ka sjellë asgjë të mirë sa i përket qytetarëve shqiptarë në aspektin e monitorimit. Produktet sidomos  të shportës janë rritur krahasuar me një vit më parë. Kemi parasysh që politikat që kanë ndjekur qeveritë e vendeve të Evropës Janë efikase dhe konsumatorët janë mbrojtur, kurse në Shqipëri ndodh komplet e kundërta. Jemi i vetmi vend në rajon që s’kemi marrë masa efikase. Qeveria nuk ka interes së uljes së çmimeve por për mbushjen e arkës së shtetit nga xhepi i qytetarëve, në një kohë krize. Kjo qeveri s’ka sjellë asnjë dobi. Pashë një përgjegjshmëri të lartë nga Kushtetuesja. Kemi bindjen që do triumfojë drejtësia, ky s’është interes politik por i qytetarëve shqiptarë.”- tha Sula.

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur ditën e sotme një seancë për të shqyrtuar padinë e PD për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve. Bordi i ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill dhe detyra ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori.

dashnor sula bordi i ushqimeve

Sondazh

Poll