Sport

Golat ndaj Teutës, të fundit për 24-vjeçarin Akinyemin me fanelën e Laçit. Kurbinasit e shesin sulmuesin nigerian në Çeki...

Skuadra kurbinase humb një sulmues si nigeriani 24-vjeçar Adeleke Akinyemi, por përfiton 200 mijë euro, përpos që ruan 20% të kartonit të lojtarit

30 Janar 2023, 21:32 Nga DOSJA
Golat ndaj Teutës, të fundit për 24-vjeçarin Akinyemin me

KURBIN - Laçi fitoi ditën e sotme me rezultatin 4-3 ndaj Teutës në shtëpi teksa dy gola për kurbinasit u realizuan nga ana e sulmuesit Adeleke Akinyemi.

Nigeriani shkoi në kuotën e gjashtë golave në këtë kampionat me kurbinasit, por statistikat përsa i takon Superiores do të mbeten në vend, pasi mësohet se Laçi ka gjetur një akord me klubin e Karvinës në Ligën e Dytë të Çekisë.

Këta të fundit do ta transferojnë sulmuesin në këtë dritare të merkatos dhe janë bindur të paguajnë 200.000 euro për kartonin e 24-vjeçarit, ndërsa Laçi do të ruajë edhe 20% të kartonit në momentin kur Adeleke të shitet në të ardhmen.

Një marrëveshje me leverdi për kurbinasit teksa pas sfidës me Teutën, Adeleke u përshëndet me shokët e skuadrës dhe ka falenderuar presidentin Pashk Laska.

“Vija nga një periudhë e gjatë dëmtimi dhe nuk e mendoja se do të vinte ky transferim. Presidenti më lejoi të shkoja dhe e falënderoj për mundësinë që më dha”,- tha Adeleke para shokëve të skuadrës, pas ndeshjes me Teutën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll