Sport

Çfarë fiton skuadra që fiton Kupën e Botës për Klube? Zbardhet shuma e parave...

Çdo skuadër do të marrë një milion dollarë për pjesëmarrjen dhe pesë të tjerë nëse fiton titullin

31 Janar 2023, 07:15 Nga DOSJA
Çfarë fiton skuadra që fiton Kupën e Botës për

SPANJE - Real Madridi do të kërkojë titullin e pestë të Kupës së Botës për Klube në Marok javën e ardhshme, në një kompeticion ku do të startojë nga gjysmëfinalet.

Skuadra e Ancelottit pret rivalin që del nga çerekfinalja, që do të luhet nga Seattle Sounders dhe fituesin e ndeshjes së 1/16-tës mes Al Ahly dhe Auckland City.

Të gjitha skuadrat në garë do të fitojnë një milion dollarë, vetëm për pjesëmarrjen e tyre. Me zhvillimin e konkursit, çmimet ekonomike rriten.

Nënkampionia e turneut do të marrë 4 milionë euro, ndërsa skuadra që arrin të ngrejë trofeun në finalen e 11 shkurtit në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Rabat do të fitojë 5 milionë dollarë të tjera.

Pra, Real Madridi, në rastin e shpalljes kampion, mund të rikthehet në kryeqytet spanjol krahas titullit edhe me një çmim ekonomik prej 6 milionë dollarësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll