Sport

MESAZHI! Mourinho i detyroi lojtarët e tij të bënin një foto pas humbjes me Napolin...

Me këtë lëvizje trajneri portugez ka dashur të dërgojë mesazhin e tij, për ta mbajtur ekipin të bashkuar edhe pas rezultatit të dobët, në sfondin e vazhdimit të vështirë të Serisë A.

31 Janar 2023, 07:01 Nga DOSJA

MESAZHI! Mourinho i detyroi lojtarët e tij të bënin një foto

ITALI - Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka bërë një veprim të pazakontë ditën e diel, menjëherë pas humbjes së Romës ndaj Napolit në “Diego Armando Maradona”, teksa ka dashur të bëjë një foto në grup në dhomat e zhveshjes pavarësisht humbjes.

Roma ka humbur ndeshjen ndaj Napolit, me rezultat 2-1, por ky fakt nuk e ka “ndalur”  Jose Mourinhon që të... kërkonte që lojtarët e tij të fotografoheshin në dhomën e zhveshjes menjëherë pas ndeshjes. Me këtë lëvizje ai ka dashur të dërgojë mesazhin e tij, për ta mbajtur ekipin të bashkuar edhe pas rezultatit të dobët, në sfondin e vazhdimit të vështirë të Serisë A.

Fotoja në grup, në dhomat e zhveshjes pas ndeshjeve, tashmë është një gjë e zakonshme për skuadrën fituese, me “verdhekuqtë” që janë pionierë në këtë lëvizje. Lojtarët, megjithatë, dukshëm janë prekur nga rezultati negativ në “Diego Armando Maradona”, i cili shihet edhe në foton më poshtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll