Art&Argëtim

Adele do performojë në Grammy Awards 2023

Këngëtarja me famë ndërkombëtare është e nominuar në 7 kategori.

30 Janar 2023, 17:26 Nga k.m.
Adele do performojë në Grammy Awards 2023
Adele

SHBA- Adele ka konfirmuar se do të marrë pjesë në Grammy Music Awards. Këngëtarja angleze ka hedhur poshtë zërat se nuk do të marrë pjesë në eventin e planifikuar për në 5 shkurt.

Adele tregon gjithmonë respekt për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Regjistrimit, si dhe për kolegët e saj muzikantë. Në vitin 2017, kur fitoi një Grammy për albumin e vitit, këngëtarja falenderoi Beyonce për frymëzimin që i kishte dhënë me albumin "Lemonade".

Këtë vit, Adele është nominuar për albumin e vitit, rekordin e vitit, këngën e vitit, performancën më të mirë solo pop, albumin më të mirë vokal pop, videoklipin më të mirë dhe videoklipin më të mirë. Nominimet vijnë pas publikimit të albumit të saj, "30".

adele

Sondazh

Poll