Art&Argëtim

Sam Smith vihet në shënjestër pas videoklipit të ri, komentet: Hiperseksual, provokues dhe i papërshtatshëm

Këngëtari britanik është “akuzuar” në rrjetet sociale për përmbajtjen e këngës së tij të re “I’m Not Here To Make Friends”

30 Janar 2023, 13:53 Nga A.B
Sam Smith vihet në shënjestër pas videoklipit të ri,
Sam Smith

BRITANI E MADHE- Këngëtari Sam Smith ka publikuar videoklipin zyrtar për këngën e tij "I'm Not Here To Make Friends " dhe përmbajtja e tij ka ngjallur debat në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale. Artisti fitues i çmimit Grammy është rikthyer me projekte të reja, duke u shkëputur nga baladat tipike dhe këngët e dashurisë dhe duke u fokusuar në një video " që nxjerr në pah seksin".

Megjithatë, videoklipi i këngës së re ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale për shkak të skenave tejet seksuale që shfaq.

Në video këngëtari shihet të jetë i veshur me rroba provokuese, ndërsa në të njëjtin stil janë edhe kërcimtarët meshkuj që e rrethojnë gjatë gjithë këngës. Disa përdorues të mediave sociale e quajtën videoklipin të papërshtatshëm dhe kërkuan kufizime të moshës në YouTube, sipas TMZ. Influencuesi britanik Olly London pretendoi se video ishte "degraduese".

"YouTube nuk ka kufizime moshe për videoklipin e ri muzikor degradues dhe seksual të Sam Smith. Edhe 5-vjeçarët mund ta kërkojnë dhe ta shikojnë pa kufizime në përmbajtje ”, shkroi London në një postim në Twitter,
duke shtuar: “Sam Smith, ky nuk është art. Kjo nuk është moderne. Kjo është monstruoze”.

Një tjetër komentoi: “Kjo është e gabuar dhe e trishtueshme. Fëmijët do të shikojnë, këndojnë dhe kërcejnë. Është gjithashtu e trishtueshme që shumica e prindërve as nuk e vërejnë dhe nuk këndojnë së bashku”.

“Ai ka të drejtë të shprehet si të dojë, por kjo nuk është e përshtatshme për prime time për mendimin tim”, komentoi një tjetër.

Gazetari i BBC-së Dominique Samuels komentoi në Twitter: “Sam Smith është shembulli i përsosur i asaj që kultura e degjeneruar e Hollivudit u bën njerëzve. I bën të famshmit vulgarë, hiperseksualë dhe pasionantë duke e veshur seksualitetin e tyre si një kostum dhe duke ua futur në fytyrë të gjithëve. Dhe për t'i bërë gjërat më keq, fëmijët e admirojnë këtë njeri."

sam smith

Sondazh

Poll