Art&Argëtim

Andrew Tate 'synon' famën edhe nga burgu, i jep aksesin 'Channel 4' të publikojë filmimet për dokumentarin e tij

Ish-kampioni botëror i kikboksit, i cili grumbulloi miliona ndjekës në Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe TikTok po përballet me akuzat për trafikim njerëzor dhe pjesë e një bande të krimit të organizuar së bashku me vëllain e tij Tristan.

30 Janar 2023, 14:40 Nga a.l
Andrew Tate 'synon' famën edhe nga burgu, i jep aksesin
Andreë Tate

SHBA- Ish-boksieri Andrew Tate vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas arrestimit të tij, vendim i cili ka shkjaktuar revoltë edhe tek fansat dhe adhuruesit e tij. Por nuk mbaron me kaq, Tate ka vendosur t'i japë 'Channel 4' akses të plotë me pamjet e papublikuara për dokumentarin e ri që flet për famën e tij dhe pasojat e arrestimit për trafikim njerëzor në Rumani. 

Ish-kampioni botëror i kikboksit, i cili grumbulloi miliona ndjekës në Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe TikTok po përballet me akuzat për trafikim njerëzor dhe pjesë e një bande të krimit të organizuar së bashku me vëllain e tij Tristan. Të dy vëllezërit e motrat do të qëndrojnë në paraburgim deri në fund të shkurtit pasi një gjykatës pranoi kërkesën për zgjatjen e paraburgimit me 30 ditë për herë të dytë, shkruan DailyMail. 

Ditën e sotme, 'Channel 4' njoftoi se ka porositur një dokumentar 60-minutësh ku pyetet se si 36-vjeçari u bë kaq i famshëm. Ai do të kërkojë foto nga jeta e tij personale, do të mbledhë 'filmime' të tij gjatë dekadës së fundit dhe do të flasë me legjionet e tij të mbështetësve./ Dosja.al

arrestohet andrew tate

Sondazh

Poll