Art&Argëtim

VIDEO- Harry Styles i grisen pantallonat në skenë, reagimi i Jennifer Aniston tërheq vëmendjen

Pavarësisht problemit me pantallonat, Styles ruajti gjakftohtësinë dhe vazhdoi me koncertin. Ai u përpoq të mbulonte të grisurën me njërën dorë teksa kënga përfundonte dhe kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij teksa kuptoi se çfarë kishte ndodhur para mijëra fansave.

30 Janar 2023, 14:11 Nga A.B
VIDEO- Harry Styles i grisen pantallonat në skenë, reagimi i Jennifer
Harry Styles

SHBA- Harry Styles pati një aksident të vogël gjatë koncertit të tij në Los Angeles më 26 janar, kur iu grisën pantallonat para publikut. Ngjarja ndodhi teksa ai po këndonte dhe ata që ishin në rreshtin e parë panë vrimën e madhe në pantallonat e Styles teksa ai u përkul.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by a???? (@canyonsushi)

Mirëpo, “zhurma” e vërtetë në rrjetet sociale ishte për faktin se në publikun e koncerteve ishte një grua e famshme e cila shkoi të shijonte këngëtarin 28-vjeçar, pikerisht Jennifer Aniston! Fansat në rrjetet sociale… u mahnitën nga fakti që Styles grisi pantallonat e tij para yllit të Hollivudit, me të cilin ishte dashuruar kur ishte më i ri.

Jennifer mbajti një profil të ulët teksa shikonte koncertin nga vendi i saj, por disa fansa e panë dhe i bënë foto.

Pavarësisht problemit me pantallonat, Styles ruajti gjakftohtësinë dhe vazhdoi me koncertin. Ai u përpoq të mbulonte të grisurën me njërën dorë teksa kënga përfundonte dhe kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij teksa kuptoi se çfarë kishte ndodhur para mijëra fansave.

harry styles

Sondazh

Poll