Art&Argëtim

Kinematografia franzeze në zi, ndahet nga jeta ylli i serialit Lupin

Kolegu i Adama's, Omar Sy, udhëhoqi homazhet për yllin në Twitter, duke e përshkruar aktorin si njeri me dashamirësi të rrallë.

30 Janar 2023, 09:01 Nga I.A
Kinematografia franzeze në zi, ndahet nga jeta ylli i serialit Lupin
Adama Niane

FRANCË- Adama Niane ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Aktori francez ishte më i njohur për rolin në hitin e Netflix, Lupin, i cili u bë një hit ndërkombëtar kur u lançua në vitin 2021.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar. Kolegu i Adama's, Omar Sy, udhëhoqi homazhet për yllin në Twitter, duke e përshkruar aktorin si njeri me dashamirësi të rrallë.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella për të dashurit e Adama Niane, një aktor i jashtëzakonshëm përkrah të cilit pata mundësinë dhe kënaqësinë të luaja. Një njeri me dashamirësi të rrallë... Shpirti i tij u preftë në paqe," shkroi Sy.

Regjisori i filmit Olivier Abbou gjithashtu i bëri homazhe yllit, duke e përshkruar atë si një 'hero'. Në një postim në Instagram, ai shkroi: Me trishtim të pamasë mësova për ndarjen nga jeta të Adam Niane, me të cilin pata kënaqësinë të punoja në 2 sezonet e Maroni dhe Fury. Ne nuk e kemi lënë njëri-tjetrin për 4 vjet, duke ndarë aventura intensive njerëzore dhe artistike në fund të botës, Guajana, St Pierre dhe Miquelon dhe madje edhe Lille.

adama niane lupin omar sy

Sondazh

Poll