Bota

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, në pranga 5 persona mes tyre dhe 3 shqiptarë

Një hetim i nisur në maj 2019, me arrestimin e dy shqiptarëve të gjetur në zotërim të 50 gram kokainë dhe 14 mijë euro cash, të përfituara nga pazari i drogës.

30 Janar 2023, 13:37 Nga I.A
Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, në
Karabinieret

ITALI- Një bandë kriminale është shkatërruar në Itali. Autoritetet italiane ka vënë në pranga 5 persona mes të cilëve 3 janë shqiptarë. (2 italianë të moshës 52 dhe 45 vjeç dhe 3 shqiptarë të moshës 55, 22 dhe 27 vjeç) Ata janë arrestuar nga Karabinierët e Compagnia di Bra me akuzën e shoqërimit kriminal me qëllim trafikimin e paligjshëm të narkotikëve.

Masat e paraburgimit u dhanë në përfundim të një hetimi të detajuar për të luftuar trafikun e kokainës në zonën e Braiide. Një hetim i nisur në maj 2019, me arrestimin e dy shqiptarëve të gjetur në zotërim të 50 gram kokainë dhe 14 mijë euro cash, të përfituara nga pazari i drogës. Përveç 5 të arrestuarve, gjatë shtatë muajve të aktivitetit, ushtarakët arrestuan në flagrancë edhe 8 subjekte të tjerë të trafikut të drogës, u gjetën rreth 3 kg kokainë dhe sekuestruan cash në një vlerë totale prej rreth 25.000 euro.

arrestohen 3 shqiptar ne itali

Sondazh

Poll