Sport

VIDEO/ Eriksen largohet nga ‘Old Trafford’ me paterica, pas ndërhyrjes horror…

Manchester United ka marrë një goditje të rëndë, pas dëmtimit të mesfushorit Christian Eriksen nga Andy Carroll i Reading. Ai është larguar nga stadiumi me paterica.

29 Janar 2023, 22:18 Nga DOSJA

VIDEO/ Eriksen largohet nga ‘Old Trafford’ me paterica, pas

ANGLI - Mbrëmë, Manchester United u përballën me Reading (United fitoi 3-1) në kuadër të FA Cup. Pa ndonjë shqetësim të madh ‘Djajtë e Kuq” u kualifikuan për në 16-she të kësaj gare. Por jo gjithçka ka shkuar vaj për skuadrën e Ten Hag.

Në këtë përballje është dëmtuar mesfushori Christian Eriksen, e cili e la fushën në minutën e 57-të të ndeshjes. Shqetësimi bëhet më i madh pas ndeshjes, tek është para lojtari danez duke u larguar nga ‘Old Trafford’ me paterica, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, pas asaj ndërhyrjeje horror nga sulmuesi i Reading, Andy Carroll.

Ende nuk dihet shkalla e problemit, por padyshim që nuk duket mirë. Trajneri i Man.United, pas ndeshjes Erik Ten Hag u tha gazetarëve: “Është një problem i kyçit të këmbës. Na kushton të paktën 24 orë përpara se të dimë diagnozën.”

United po lufton ende në katër fronte: Premier League, FA Cup, League Cup dhe Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll