Sport

Alves ndan qelinë me një bashkatdhetar, ish-truprojen e Ronaldinhos...

Ish-lojtari i Barcelonës është arrestuar që prej datës 20 të këtij muaji, i akuzuar për përdhunim dhe sulm ndaj një vajze 23-vjeçare.

29 Janar 2023, 20:34 Nga DOSJA
Alves ndan qelinë me një bashkatdhetar, ish-truprojen e Ronaldinhos...

SPANJE - Gazeta ‘La Vanguardia’ shkruan këtë të diel, se Dani Alves ndan qelinë në burgun Brians 2 me dikë që e njeh nga e kaluara.

Ish-lojtari i Barcelonës, i cili është arrestuar që nga data 20 e këtij muaji, i akuzuar për sulm dhe përdhunim të një vajze 23-vjeçare në një diskotekë, është me një brazilian të quajtur Coutinho, i cili ka qenë truproja Ronaldinho Gauchos, si dhe ka punuar si siguriti në disa klube nate të Barcelonës.

E njëjta gazetë tregon gjithashtu, duke cituar disa burime, se të enjten e kaluar Dani Alves ka luajtur një lojë futbolli në oborr me të burgosur të tjerë. Prania e brazilianit krijoi pritshmëri, pasi ishin të shumtë të arrestuarit që donin ta shihnin në aksion ndërkombëtarin brazilian. 

Dani Alves u caktua në masën e paraburgimit, pasi gjyqtari i procesit vlerësoi se ekzistonte rrezik arratisjeje. Avokati i lojtarit synon të paraqesë nesër një peticion duke kërkuar uljen e masës së detyrimit, duke kaluar në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll