Sport

Befason Mourinho, para ndeshjes së sotme, i jep titullin e kampionit Napolit…

Tekniku portugez hedh ‘peshqirin në tokë’ dhe i jep titullin e kampionit Napolit, kundërshtarit të sotëm

29 Janar 2023, 21:54 Nga DOSJA
Befason Mourinho, para ndeshjes së sotme, i jep titullin e kampionit

ITALI - Nuk është shumë e zakonshme të shohësh José Mourinhon të hedhë ‘peshqirin’, por trajneri portugez duket gjithnjë e më shumë i dorëhequr nga lufta për titullin e Italisë. Për ‘Specialin’, Napoli, që sot pret Romën dhe drejton rehat Serinë A, tashmë mund t’i marrë spaletat e kampionit. 

“Nuk dua të keqkuptohem, por këtu e përgëzoj Napolin për fitimin e Scudetto-s. Është e merituar, ata janë skuadra më e fortë, me një trajner të madh dhe lojtarë të mëdhenj. Është shumë larg dhe, duke gjykuar nga parregullsia e Interit dhe Milanit, Napoli nuk do të ketë një kundërshtar të denjë”.

E sigurt është se José Mourinho i qëndroi besnik stilit të tij edhe kur u pyet për Zaniolon, i cili edhe pse u largua me forcë nga klubi, së fundmi refuzoi transferimin te Bournemouth, kur të dy klubet kishin rënë dakord. "Ka një muaj që thotë se dëshiron të largohet. Fatkeqësisht duket se kam pasur të drejtë. Ai nuk është më pjesë e projektit tonë",- tha trajneri, i cili po lidhet me një rikthim të mundshëm te Chelsea.

Ndërkohë trajneri Spalletti hoqi dorë nga biseda për titullin. “Nuk jam i mirë në matematikë”,- tha trajneri i Napolit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll