Bota

Spice Girls mund të ribashkohen për kurorëzimin e Mbretit Charles III

Grupi i viteve '90 që bënë hitet e tyre pop - përfshirë Victoria Beckham- pritet të dalë në skenë për të performuar pesë këngë si pjesë e një koncerti të madh kurorëzimi për monarkun e ri.

29 Janar 2023, 16:24 Nga k.m.
Spice Girls mund të ribashkohen për kurorëzimin e Mbretit Charles
Spicegirls dhe Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Spice Girls thuhet se do të ribashkohen për kurorëzimin e mbretit Charles në maj. Në skenë, sipas informacioneve të transmetuara nga mediat britanike, Spice Girls do të performojnë me rastin e kurorëzimit të mbretit Charles. Grupi i viteve '90 që bënë hitet e tyre pop - përfshirë Victoria Beckham- pritet të dalë në skenë për të performuar pesë këngë si pjesë e një koncerti të madh kurorëzimi për monarkun e ri.

Duhet theksuar se Spice Girls ishin një nga grupet e preferuara të Mbretit të Britanisë dhe madje ishin takuar shumë herë. Nëse thashethemet janë të vërteta, do të jetë hera e parë që Spice Girls do të performojnë bashkë që nga ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike 2012.

Festimet për kurorëzimin e mbretit të ri të Britanisë do të zhvillohen midis 6 dhe 8 majit. Javën e kaluar, Mel C foli për zhgënjimin e saj që Spice Girls nuk ishin në gjendje të performonin në koncertin Platinum Jubilee të Mbretëreshës Elizabeth qershorin e kaluar.

spicegirls mbreti charles iii

Sondazh

Poll