Bota

ME VIDEO/ Përleshje me thika në një lokal në Greqi, polici ndërhyn me armë jashtë orarit të punës, plagoset i riu (DETAJE)

Nga hetimet paraprake dyshohet se polici ka ndërhyrë për të ndaluar një sherr mes babait të tij dhe tre vëllezërve nga Mylopotamos dhe ka qëlluar pasi njëri prej të rinjve e ka plagosur lehtë në dorë.

29 Janar 2023, 15:37 Nga a.l
ME VIDEO/ Përleshje me thika në një lokal në Greqi, polici
Greqi

GREQI- Një përleshje me thika ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Rethymnon të Greqisë. Mediat greke raportojnë se një polic i cili ishte jashtë orarit të detyrës ka ndërhyrë dhe ka qëlluar me armë të riun që mbante thikën në dorë. Të shtënat me armë kanë qenë kundërpërgjigje ndaj të riut i cili, siç raportojnë dhe mediat greke ka plagosur në dorë efektivin në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën. 

Në vendngjarje kanë shkuar edhe kolegët e efektivit për të hetuar rastin. Nga hetimet paraprake dyshohet se polici ka ndërhyrë për të ndaluar një sherr mes babait të tij dhe tre vëllezërve nga Mylopotamos dhe ka qëlluar pasi njëri prej të rinjve e ka plagosur lehtë në dorë. Mirëpo, pas publikimit të videos nga hetimet kanë marrë kthesë dhe tashmë po lindin pikëpyetje për sjelljen e punonjësit të policisë.

Një tjetër pikëpyetje që ngrihet është sesi efektivi i policisë mban armën e shërbimit pas orarit të punës. Mësohet se babai i policit në lokalin ku ka ndodhur përleshja. Gjithashtu bëhet me dije se për këtë rast janë arrestuar si tre të rinjtë, vëllezër nga Mylopotamos, të cilët dyshohet se janë grindur me babain e policit, ashtu edhe efektivi i ELAS-it jashtë detyrës që ka qëlluar. Si polici që mbeti i plagosur në dorë nga sulmi me thikë ashtu edhe i riu që sulmoi i pari me thikë dhe u plagos në bark bëjnë me dije se asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë./ Dosja.al

sherr ne lokalin ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2023, 13:22 I.A

Ngritja e turizmit komunist të Rumanisë

Bukuresht RUMANI- Rezidenca e Bukureshtit është vendi ku Nikola Çaushesku dhe familja e tij laheshin në banja me rubinete të art...