Bota

Ish e dashura shkon në burgun e bosit të 'Cosa Nostras'/ Dëshmon në polici, në kërkim edhe 'mikesha' tjetër e 'Diabolikut'

Hetuesit janë vënë në kërkim të një tjetër “mikeshe” të bosit me të cilën ai është frekuentuar ndërsa qëndronte në San Vito.

29 Janar 2023, 14:33 Nga a.l
Ish e dashura shkon në burgun e bosit të 'Cosa Nostras'/
Matteo Messina Denaro

ITALI- Bosi i 'Cosa Nostras' ka vendosur mos të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar bashkëpuntëorët e tjere të tij, por mesa duket disa persona të cilët nuk e kanë harruar ende shefin e bandës mafioze, kanë shkruar vullnaterisht në polici për të dëshmuar për të. Mediat italiane raportojnë se një grua e cila ka pretenduar se është ish-e dashura e tij, përpara prokurorëve deklaroi se ka pasur lidhje për një kohë të gjatë me bosin mafioz Matteo Messina Denaro. 

Ajo u shpreh se nuk e njihte me këtë emër, por që ka arritur ta identifikojë vetëm pas publikimit të fotos së tij në televizion pas arrestimit. Versioni i saj nuk i bindi agjentët të cilët organizuan një kontroll në banesën e gruas, identiteti i së cilës nuk bëhet ende me dije. Hetuesit janë vënë në kërkim të një tjetër “mikeshe” të bosit me të cilën ai është frekuentuar ndërsa qëndronte në San Vito. Dyshohet se bëhet fjalë për një grua në moshë të mesme, e cila ende nuk ka pranuar të ketë pasur kontakte me Messina Denaron.

Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

matteo messina denaro

Sondazh

Poll

Bota 29 Janar 2023, 13:22 I.A

Ngritja e turizmit komunist të Rumanisë

Bukuresht RUMANI- Rezidenca e Bukureshtit është vendi ku Nikola Çaushesku dhe familja e tij laheshin në banja me rubinete të art...