Politike

Berisha: Agron Malaj vjedh me Erion Veliajn, ka marrë 35 mln euro tendera në Tiranë

Berisha tha se Malaj duhet të dorëzojë çelësat e Bashkisë me datë 14 Maj. 

28 Janar 2023, 11:54 Nga A.B
Berisha: Agron Malaj vjedh me Erion Veliajn, ka marrë 35 mln euro tendera
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryebashkiaku i Burrelit Agron Malaj ka fituar 35 milionë euro nga tenderat në Tiranë, duke i ndarë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Berisha tha se Malaj duhet të dorëzojë çelësat e Bashkisë me datë 14 Maj. 

'Me datën 14 maj, Agroni duhet të dorëzojë çelësat dhe të bëhet gati për të gjitha prokurimet, për të gjitha vjedhjet që i ka bërë. A e dini se ku i bën vjedhjet Agroni? Do çuditeni ju. I bën me Erion Veliajn në Tiranë.
35 milionë euro ka fituar tendera në Tiranë, kompania e familjes së tij, duke i ndarë me Erion Veliajn. Agron, largohu vetë më mirë. Bedri Hoxha, ju garantoj se njeriu që e don Klosin, Matin, qytetarët, njeriu që ka përkushtimin, ndershmërinë më të madhe për ta shndërruar atë bashki në shtëpinë e parë të çdo qytetari, për të përdorur me transparencë të plotë çdo qindarkë.

Por të dy së bashku do përgjysmojnë taksat. Ne jemi parti e taksave të ulëta. Ne besojmë se paratë në xhepat tuaja janë më të vlefshme për ju dhe shoqërinë se paratë e taksave të shtetit. Taksa e ulët është ligji unë.'- tha Berisha.

agron malaj sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll