Bota

VIDEO/ Sekuestrohet 4.5 ton kokainë në Spanjë, 28 persona në pranga. “Malli” vinte nga Kolumbia me bagëtitë, pamjet nga operacioni

Anija ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte ndaluar në 12 vende të botës.

28 Janar 2023, 21:57 Nga F.M
VIDEO/ Sekuestrohet 4.5 ton kokainë në Spanjë, 28 persona në
Anija me kokainë

SPANJË- 4.5 ton kokainë është sekuestruar në Spanjë. Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se droga me vlerë 105 milionë euro u gjet në një anije të ngarkuar me bagëti. Policia spanjolle bastisi anijen blegtorale në ishujt Kanarie në fillim të kësaj jave dhe pas një kontrolli, brenda gjeti kokainën. Anija ishte nisur nga Kolumbia dhe kishte ndaluar në 12 vende të botës.

Pas gjetjes së drogës, 28 anëtarë të ekuipazhit të Orion V me flamur togolez u arrestuan. Ata ishin nën monitorim të vazhdueshëm që nga Kolumbia nga autoritetet spanjolle, Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës dhe policia Togoleze. Gjithsesi, autoritetet nuk kanë arritur ende tek porositësit. Nuk dihet as ‘dora’ që do të tërhiqte ngarkesën.

 

anije me kokaine ne spanje

Sondazh

Poll