28 Janar 2023, 20:05
Nga F.M
Fushë Kosovë
KOSOVË- Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti deklaroi se ka baza të forta dyshimi se personi që kplagosi nënë e bijë, është vetëplagosur. Ahmeti tha për Telegraf se në momentin që janë njoftuar për plagosjen, kanë rrethuar zonën për të arrestuar autorin, por ai nuk është dorëzuar dhe ka nisur të qëllojë mbi policinë. Efektivët i janë kundërpërgjigjur dhe është zhvilluar një përplasje me armë zjarri, por Ahmeti thotë se plagët që kishte ia kishte shkaktuar vetë vetes.
“Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin. Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë. Mbështetur në informacionet e pranuara në rrugë operative, policia ka lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë ka orientuar veprimet e saja taktike-operative në drejtim të arrestimit të të dyshuarit. Për rrjedhojë, i dyshuari i armatosur, në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth, dhe me këtë rast ka bërë të domosdoshëm dhe të pashmangshëm ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore në përputhje me autorizimet tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”.
flora ahmeti plagosen nene e bije ne kosove
Bota
28 Janar 2023, 20:02
Bujar Osmani për VOA
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë pë...
Bota
28 Janar 2023, 19:14
F.M
Vendi ku u plagosën nënë e bijë në Kosovë
KOSOVË- Mediat kanë zbardhur detaje të reja janë zbuluar nga ng...
Bota
28 Janar 2023, 19:09
F.M
Vendi ku u plagosën nënë e bijë, Fushë Kosovë
KOSOVË- Nënë e bijë, të cilat u plagosën me arm&e...
Bota
28 Janar 2023, 19:08
F.M
Vendi ku u plagosën nënë e bijë
KOSOVË- Personi që plagosi nënë e bijë me armë zjarri në Kosovë...
Bota
28 Janar 2023, 18:26
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
ZVICËR- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha përpara një sam...
Bota
28 Janar 2023, 17:48
F.M
Petr Pavel
ÇEKI- Ish-gjenerali Petr Pavel ka fituar një tjetër fushatë të ashpër, këtë herë në kutin&e...
Bota
28 Janar 2023, 17:35
F.M
Petr Pavel
ÇEKI- Rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale çeke tregojnë se me rreth 80 për qind të votave t&eum...
Bota
28 Janar 2023, 16:43
Bojko Borisov
BULLGARI- Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të shtunën në Sofje se struktura të caktuara po përpiqen...
Bota
28 Janar 2023, 16:21
Policia izraelite
IZRAEL- Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve është materializuar me një sulm...
Bota
28 Janar 2023, 15:02
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Forumi Ekonomik Botëror 2023 (WEF) në Davos, Zvicër, doli në konkluzion se një ngjarje katastrofike k...