Bota

Plagosja në Fushë Kosovë, mjeku: Gjendja shëndetësore e grave është e rëndë

Pacientja e lindur në vitin 1959 për momentin është në sallë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai po ashtu tregoi se pacientja tjetër është në emergjencë, duke vijuar me ekzaminimet.

28 Janar 2023, 19:09 Nga F.M
Plagosja në Fushë Kosovë, mjeku: Gjendja shëndetësore e
Vendi ku u plagosën nënë e bijë, Fushë Kosovë

KOSOVË- Nënë e bijë, të cilat u plagosën me armë zjarri në rrugën “Besa-Besë”, në Fushë Kosovë janë në gjendje të rëndë. Kështu tha në një prononcim për Telegrafin doktori kujdestar, Ejup Govori, i cili tregoi se pacientja e lindur në vitin 1959 për momentin është në sallë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai po ashtu tregoi se pacientja tjetër është në emergjencë, duke vijuar me ekzaminimet.

“Gjendja shëndetësore e grave të plagosura ishte stabile por lëndimet janë serioze. Njëra paciente e cila është e vitit 1959 është transferuar në sallë të operacionit për intervenim kirurgjik nga kirurgu abdominal dhe ortopedi, d.m.th në bark dhe në ekstremitete. Ndërsa, pacientja tjetër është stabile, mirëpo është ende duke qëndruar në emergjencë dhe janë duke u kryer konsultat e mëtutjeshme”, ka thënë Govori.

Ngjarja ndodhi këtë mesditë në rrugën “Besa Besë”, në Fushë Kosovë. Autori është identifikuar nga policia. 

 

plagosen nene e bije ne kosove

Sondazh

Poll