Bota

Prezantuesi i Fox News: SHBA të çlirojë Kanadanë nga Trudeau, jo të dërgojë tanke në Ukrainë

Konservatori Carlson njihet për deklarata e tij të mprehta.

28 Janar 2023, 21:21 Nga F.M
Prezantuesi i Fox News: SHBA të çlirojë Kanadanë nga
Tucker Carlson

SHBA- Prezantuesi i njohur amerikan i Fox News Tucker Carlson tha dje se kryeministri kanadez është komunist dhe se Kanadaja duhet të çlirohet prej tij. Në programin e tij televiziv, Carlson tha se SHBA, në vend që të merret me dërgimin e tankeve në Ukrainë, duhet të dërgojë trupat e saj në kufirin verior për të “çliruar Kanadanë” nga kthetrat e Justin Trudeau.

 “Jam plotësisht në favor të një operacioni special ushtarak për çlirimin e atij vendi. Përse duhet të mbështesim partnerin tonë tregtar me të cilin ndajmë kufirin më të gjatë, duke e lejuar të kthehet në një tjetër Kubë. Ne po shpenzojmë gjithë këto para për të çliruar Ukrainën nga rusët, ç’të keqe ka të dërgojmë ushtrinë në veri për të çliruar Kanadanë nga kryeministri komunist Trudeau,”- tha prezantuesi.

Konservatori Carlson njihet për deklarata e tij të mprehta.

Carlson ka thënë më herët: Justin Trudeau është diktatori Kanadasë. Nëse besoni se po e ekzagjeroj me këtë që po them, gjeni ju një mënyrë tjetër për ta përshkruar për këtë që po bën me kamionistët.

tucker carlson

Sondazh

Poll