Bota

Sherr për prona, detaje nga plagosja e nënë e bijë në Kosovë, dëshmitarët: U qëlluan në makinë

Të dyja u gjetën me plagë të shumta në trup dhe u dërguan në spital.

28 Janar 2023, 19:14 Nga F.M
Sherr për prona, detaje nga plagosja e nënë e bijë në
Vendi ku u plagosën nënë e bijë në Kosovë

KOSOVË- Mediat kanë zbardhur detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Fushë-Kosovë, ku nënë e bijë u qëlluan me armë zjarri. Dëshmitarët kanë treguar se nënë e bijë ishin brenda makinës kur u qëlluan me armë zjarri nga një burrë. Të dyja u gjetën me plagë të shumta në trup dhe u dërguan në spital.

“Vajza ka ardh pa frymë në banesë dhe më tregoi se i ka parë dy gra të shtrira në tokë. Pastaj kur kemi dal e kemi pa që në vendin e ngjarjes kanë ardh policia dhe autoambulanca”, tha një dëshmitare për Klankosova.

Paraprakisht dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për një pronë. Të plagosurat janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nëna e lindur në vitin 1959, është duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në stomak. E bija e lindur në vitin 1979, ka marrë lëndime në duar. Autori është identifikuar.

plagosen nene e bije ne kosove kosove

Sondazh

Poll