Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 në kufirin Turqi-Iran, raportohet për dëme të mëdha

Raportet fillestare tregojnë se ka dëme të mëdha materiale.

28 Janar 2023, 20:40 Nga DOSJA
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 në kufirin Turqi-Iran,
Foto Ilustruese

TURQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pranë kufirit midis Turqisë dhe Iranit. Tërmeti, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), është regjistruar në orën 20:14 (me orën e Greqisë) të së shtunës mbrëma (28.01.2023), në kufirin e Turqisë dhe Iranit dhe thellësia fokale e tij ndodhet në 15 km.

Tërmeti u regjistrua 105 km në jugperëndim të Orūmīyeh në Iran dhe 8 km në jug-jugperëndim të Khowy në Iran. Raportet fillestare tregojnë se ka dëme të mëdha materiale.

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 në kufirin Turqi-Iran,
Të dhënat

termet ne turqi

Sondazh

Poll