Aktualitet

"S'ka lëvizje lart"/ Grupi i trafikantëve flasin për 'qetësinë' në Spanjë, përgjimet: Ai i Pukës tha se është 5 llojësh

Në bisedë del dhe një person që identifikohet si 'ai i Pukës'.

28 Janar 2023, 16:08 Nga F.M
"S'ka lëvizje lart"/ Grupi i trafikantëve flasin
Karabinierët

TIRANË- Të tjera ërgjime kanë dalë mes shqiptarëve, pjesë e grupit të trafikantëve Shqipëri-Itali që u vunë në pranga. Në njhë prej bisedave, ata flasin dhe për tregun e trafikut të drogës në Spanjë, që e konsiderojnë pa 'lëvizje' dhe pak 'lëmsh'. Në bisedë del dhe një person që identifikohet si 'ai i Pukës' që jep direktiva për drogën.

Pjesë nga përgjimet: 

Gjergji Luli: Tani nuk keni parë asnjë lëvizje atje lart

Lorenc Arapi: Ku?

Gjergji Luli: Në Spanjë

Lorenc Arapi: Nuk kam parë gjë, edhe atje është bërë lëmsh

Gjergj Luli: Është më shumë rrëmujë atje

Lorenc Arapi: Merre këtë (Ndoshta një telefon) dhe le të dalë një. Le të dalë dikush, ulemi në tavolinë, diskutojnë mirë gjërat dhe thjesht nuk flasim ok?

Gjergji Luli: Nuk është problem...Po Puka çfarë tha?

Lorenc Arapi: Ai i Pukës tha se është 5 llojësh

Gjergj Luli: Ai shoku më tha mos i mbaj këto por…

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës. Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 

operacion antidroge ne itali

Sondazh

Poll