Sport

FIFA ‘masakron’ Cavanin, Godín, Musleran dhe Giménez për trazirat në Botëror...

Portieri i Galatasaray dhe mbrojtësi i Atlético Madrid janë lënë jashtë në katër ndeshje për kombëtaren uruguajane. Sulmuesi i Valencias dhe mbrojtësi i Vélez Sarsfield nuk do të luajnë vetëm një ndeshje

27 Janar 2023, 21:59 Nga DOSJA
FIFA ‘masakron’ Cavanin, Godín, Musleran dhe Giménez

ZVICER - FIFA njoftoi këtë të premte, dënime për katër sportistë nga kombëtarja e Uruguajit. Edinson Cavani, Diego Godin, Fernando Muslera dhe José Giménez janë përgjegjës për konfuzionin gjatë dhe pas ndeshjes kundër Ganës, në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës, kur uruguajanët u eliminuan pavarësisht fitores 2-0.

Portieri i Galatasaray dhe mbrojtësi i Atlético Madridit janë pezulluar në katër ndeshjet e ardhshme të ‘celestes’, përveç një gjobe prej 20.000 franga zvicerane, ndërsa sulmuesi i Valencias dhe mbrojtësi i Vélez Sarsfield do të mungojnë vetëm nga një ndeshje dhe do të paguajnë 15.000 franga zvicerane. Dënimi vlen vetëm për ndeshjet e kombëtares. 

Komiteti Disiplinor i FIFA-s dënoi gjithashtu Federatën e Futbollit të Uruguajit me një gjobë prej 50.000 franga zvicerane dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit (pas portave) në ndeshjen e radhës të organizuar nga FIFA në të cilën është mikpritëse skuadra uruguajane.

Një nga arsyet e zemërimit të uruguajanëve ishte vendimi i gjyqtarit gjerman Daniel Siebert, i cili u konsultua me VAR-in në minutën e 57-të për një faull të mundshëm ndaj Darwin Nunez, por nuk akordoi penallti, e cila mund t'i lejonte ‘celesteve’ të fitonin 3-0. Lojtarët e rrethuan dhe ofenduan arbitrin pas përfundimit të ndeshjes dhe Cavani kishte goditur edhe ekranin e VAR-it në buzë të fushës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll