Politike

Takimet e kryeministrit me ish-agjentin, Meta: Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e "Ramagate" në vendin tonë

Meta shkruan se kushdo që e shkel ligjin do të vendoset para drejtësisë. 

27 Janar 2023, 23:47 Nga F.M
Takimet e kryeministrit me ish-agjentin, Meta: Asgjë nuk do ta ndalë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar 'Ramagate' skandalin e kryeministrit Edi Rama pas përmendjes së tij në dosjen e ish-agjentit Charles McGonigal. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se kushdo që e shkel ligjin do të vendoset para drejtësisë. 

Postimi

Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e "Ramagate" në vendin tonë dhe vendosjen përpara ligjit të kësaj bande manipulatorësh.
Krenar për mbrojtjen që i kam bërë Kushtetutës në kohën kur isha President i Republikës dhe për marrëdhëniet gjithmonë të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash.

Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll