Politike

“Rakipi kishte ‘dorë’, sa herë shkonte në fshat, vidhte kuajt”/ Berisha sulmon kryebashkiakun e Kamzës

Berisha foli dhe për procesin e rindërtimit dhe tha se Suli ka shembur shumë shkolla që nuk kanë pasur asnjë dëmtim nga tërmeti, vetëm për të marrë paratë e fondeve.

27 Janar 2023, 18:20 Nga F.M
“Rakipi kishte ‘dorë’, sa herë shkonte në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar mbështetjen e Kamzës për kandidatin Arjan Hoxha. I ndodhur në Kamëz, Berisha foli për kryebashkiakun Rakip Suli, të cilin e akuzoi si hajdut. Në fjalën e tij, Berisha tha se Suli gjithmonë është shquar për vjedhje, pasi edhe në rininë e tij, kur shkonte në fshat, banorët numëronin kuaji pasi ai ua vidhte. Berisha foli dhe për procesin e rindërtimit dhe tha se Suli ka shembur shumë shkolla që nuk kanë pasur asnjë dëmtim nga tërmeti, vetëm për të marrë paratë e fondeve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të mobilizoni me potencialin tuaj, në mbështetje të zotit Arjan Hoxha. Kamza, se tradhtoi kurrë Partinë Demokratike vetëm në rastet kur ajo e tradhtoi pabesisht atë. Ne do marrim pjesë, do bëjmë gjithçka për fitoren në këtë bashki. Ju garantoj, se do ketë një ndryshim të madh. Jeni dëshmitar për kujdesin e treguar më përpara në këtë qytet, gjatë periudhës së qeverisë së PD me kryebashkiak Xhelal Mziun. Forcat tona do shumëfishohen, në mënyrë që qyteti i Kamzës të bëhet një nga qytetet më të zhvilluara nga të gjitha qytetet. Modeli që sot qeveris në Kamzë, është modeli më i shëmtuar, më çnjerëzor që ka pasur Kamza ndër vite. Është modeli i “Erion Betonit”. Unë e di që njëri e ka Erion, ndërsa tjetra e ka Rakip, Rakipi ka lindur me dorë. Sa herë shkon në fshat vetë, të nesërmen numëronin kuajt. Edhe në emigracion, pa dorë nuk ka ndenjur, ndërsa këtu i papërmbajtur. Këtu u fut rruspat shkollave, njësoj si Erion Betoni. 

sali berisha rakip suli arjan hoxha

Sondazh

Poll