Politike

Skandali “McGonigal”/ Meta: Rama bën tentativa të dëshpëruara për t’ju fshehur drejtësisë

Meta u shpreh se çdo përpjekje e Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë dhe hetimin parlamentar për këtë aferë skandaloze korrupsioni, është një konfirmim i fajësisë së tij.

27 Janar 2023, 14:20 Nga A.B
Skandali “McGonigal”/ Meta: Rama bën tentativa të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar sot se asgjë nuk do e ndalë hetimin e skandalit “McGonigal” dhe lidhjet e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama në vendin tonë. Meta u shpreh se çdo përpjekje e Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë dhe hetimin parlamentar për këtë aferë skandaloze korrupsioni, është një konfirmim i fajësisë së tij.

DEKLARATA E METËS:

Nën dirigjimin e Edi Ramës, i kapur në flagrancë në një komplot të qartë kundër demokracisë, pluralizmit politik e rendit kushtetues në vend duke përdorur, manipuluar joshur e korruptuar zyrtarë të lastë të vendeve partnere. Cdo përpjekje e Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë dhe hetimin parlamentar për këtë aferë skandaloze korrupsioni, është një konfirmim i fajësisë së tij e tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur si skuth llogaridhënies së pashmangshme. Asnjë shqiptar s’do pranojë të ketë një kryeministër zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë në veprimtari të paligjshme.

Përdorimi i McGoningal në mënyrë të paligjshme e korruptive nga Rama në postin e kryeministrit kundër opozitës e kundërshtarëve politik, shumë flagrantë, më i gjerë dhe më i thellë se faktet e ekspozuara publikisht deri tani.

Hetimi i kësaj cështje nga SHBA, shumë i rëndësishëm. Por më i domosdoshëm hetimi i veprimeve mafioze të bëra nga Rama që e përdhosi zyrën e kryeministrit për të porositur investigime me qëllim instalimin e narkoshtetit e kleptokracisë. Asgjë s’do e ndalë zbardhjen e “Rama-gate” në vendin tonë.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll