Politike

Çështja McGonigal, Salianji: I kam çuar shkresë SPAK dhe SHISH për lidhjet me Ramën

Me anë të një deklarate për mediat, Salianji u shpreh se duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeminsitrit kjo histori, duke theksuar se ky vendim ka ardhur pasi nuk ka parë asnjë reagim nga institucionet shtetërore. 

27 Janar 2023, 13:53 Nga I.A
Çështja McGonigal, Salianji: I kam çuar shkresë SPAK dhe
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianj i ka çuar shkresë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shërbimit të Inteligjencës si dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me akuzat ndaj ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Me anë të një deklarate për mediat, Salianji u shpreh se duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeminsitrit kjo histori, duke theksuar se ky vendim ka ardhur pasi nuk ka parë asnjë reagim nga institucionet shtetërore. 

Fjala e Salianjit:

Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasur në faqe të parë dhe lajm të parë Shqipërinë, si një vend i cili ka tentuar të korruptojë në këtë rast. Unë smund të bëj dot as prokurorin, as akuzatorin, por moralisht mendoj se nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore. Në përmbushje të detyrës i kam çuar shkresë SPAK, SHISH si dhe Ministrisë së Brendshme bashkë me dy instucionet që ka në varësi. I kam dërguar shkresa si indicie për të nisur hetimet që ish zyrtari i lartë i FBI do dalë në gjyq dhe do pyetet nëse i pranon që ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare. Ky zyrtar mbulonte dhe Shqipërinë dhe akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish zyrtari i shërbimeve sekrete shqiptare dhe ka zhvilluar një sërë takuimesh me politikanë në Shqipëri. Lidhjet janë mbajtur përmes ish zyrtarit të shërbimeve sekrete që ka pagua dhe për udhëtimet e tij në Shqipëri. Duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeminstrit kjo histori. A ka nisur SPAK hetim zyrtar nëse po kur, nëse jo, faktet janë të mjaftueshme për të nisur hetimin e plotë për këtë cështje. A ka pasur Mc Gonigal takime me anëtarë të SPAK apo BKH gjatë kohës që është krijuar? A ka zhvilluar ministri i Brendshem takim me McGonlgal?

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

ervin salianj edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll