Politike

Paralajmërimi i fortë i Metës: Do ketë mobilizim të jashtëzakonshëm, Rama ble u zyrtarë të Opozitës dhe vëzhgues ndërkombëtarë

Ai shton se është detyrë e çdo qytetari që të bëhet pjesë e këtij revolucioni.

27 Janar 2023, 16:48 Nga F.M
Paralajmërimi i fortë i Metës: Do ketë mobilizim të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar mobilizim të Opozitës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për FaxNews, Meta thotë se Rama ka blerë shumë pjesëtarë të Opozitës e vëzhgues ndërkombëtarë, por nuk e blen dot popullin e Shqipërisë. Ai shton se është detyrë e çdo qytetari që të bëhet pjesë e këtij revolucioni.

Pjesë nga fjala e Metës: 

Mendoj që situata do të shkojë drejt drejtësisë popullore. Sovraniteti i përket popullit. Partia e Lirisë parashikon mobilizim të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshimin. Kur themi ndryshimin sepse koha e tij ka kaluar, sepse Edi Rama e bleu ndryshimin duke blerë zyrtarë të opozitës. Duke blerë vëzhgues ndërkombëtarë. Edi Rama nuk e blen dot popullin e Shqipërisë. Kjo është një betejë e cila ka të bëjë me ekzsitencën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Nuk është një betejë thjesht për pushtet. Është një detyrë patriotike që Shqipëria të mos zhbëhet si shtet dhe si komb. Prandaj është detyrë e cdo qytetari të Shqipërisë të bëhet pjesë. Skuthit një dhe skuthit dy shqiptarët do t’ia japin përgjigjen shumë shpejt. Kemi traditë familjare, kemi traditë kombëtare dhe nuk kemi dalë në shitje si komb. Mund të shitet Edi Rama por nuk mund të shitet kombi ynë.

Reagimi i Metës vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.a

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll