Bota

'Ka grup kufomash në fushë'/ Ushtari rrëfehet nga 'beteja' në Bakhmut: Kjo luftë është e tmerrshme, por nuk kemi zgjidhje

Ihor thotë se ata janë nën zjarrin e armikut ditë e natë dhe se këmbësoria ruse sulmon vazhdimisht. Një oficer gjithashtu u shpreh se grupe të vogla ruse prej dhjetë deri në 15 ushtarë po i afrohen pozicioneve ukrainase.

27 Janar 2023, 18:30 Nga a.l
'Ka grup kufomash në fushë'/ Ushtari rrëfehet nga
lufta

RUSI-  Sulme të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin e Ukrainës në Bakhmut. Një nga ushtarët ukrainas ka treguar episode nga beteja e ashpër. Disa prej tyre thonë se kanë të afërm në territoret e pushtuara, e disa thonë se familja e tyre as që e di se janë në front. Sipas një oficeri të brigadës, raporti i forcës në zonë është afërsisht dhjetë ushtar rus ndaj një ukrainas. Në atë vend, ushtarët ukrainas luftojnë kryesisht kundër anëtarëve të ushtrisë private ruse ëagner, e cila gjithashtu rekruton luftëtarë nga burgjet ruse. Në Bahmut dhe Soledar, pozicionet e të dyve ishin shumë afër, thotë Oleh, një nga komandantët. Ushtarët shpesh luftojnë dorë më dorë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Mund të dëgjojmë edhe komandat e oficerëve të armikut"- thotë Oleh.

"Ushtria ukrainase po lufton në kufirin e fuqisë së saj. Nuk kemi mundësi as të flemë", thotë ai.

Ihor thotë se ata janë nën zjarrin e armikut ditë e natë dhe se këmbësoria ruse sulmon vazhdimisht. Një oficer gjithashtu u shpreh se grupe të vogla ruse prej dhjetë deri në 15 ushtarë po i afrohen pozicioneve ukrainase.

"Ne qëllojmë, ata vdesin - grumbuj trupash shtrihen në fushë. Pastaj vjen një grup tjetër. Ajo nuk i ndihmon as të plagosurit, thjesht ecën përpara, drejt nesh. Edhe ne humbasim njerëz, por nuk e kuptoj'm tha Ihor. 

Miku i tij Dmytro thotë se e gjithë kjo është e vështirë për t'u përballuar. Por ai thekson se n uk kanë zgjidhje tjetër dhe se duhet të mbrojë vendin e tij dhe familjen./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll