Eni Çobani s’përmbahet “live”: Përfundimisht në këtë vend nuk ka burra, ka vetëm gra…
15 Shtator 2019, 19:51Nga DOSJA
Tiranë– Eni Çobani së fundmi nuk është përmbajtur dhe ka bërë një deklaratë të fortë ndaj burrave shqiptarë.
Teksa ishte duke trajtuar një në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan ajo është shprehur se përfundimisht në këtë vend nuk ka burra.
Kjo deklaratë ka ardhur pasi ishte duke trajtuar historinë e Fatimes që kishte thirrur në seancë ndërmjetësimi vajzën e saj Sonilën. Kjo e fundit ka 23 vite që është në një marrëdhënie me një burrë të martuar me të cilin kanë dhe një fëmijë, por që Gëzimi nuk pranon ti japë atësinë, pasi nuk e lë bashkëshortja dhe dy vajzat.
Rrëfimi:
“Gëzimi është telefonuar disa herë nga unë dhe i është kërkuar të marrë pjesë në këtë seancë dhe deri në këto momente që ne flasim ai ka premtuar që do vijë. Çudia dhe habia ime ishte që kjo fjalë nuk u mbajt. Brenda vetes dyshoja që do të vinte, por megjithatë besova në fjalën që më tha në telefonatë kur e pyeta: Gëzim ju e njihni djalin, si djalin tuaj? Zonja, Eni djali është i imi. E pyeta pse nuk e pranoni përpara organit kompetent që djali është tuaj dhe të regjistrohet me atësinë tuja? Jo, tha se unë kam një pengesë nga familja im, nuk e pranon këtë fëmijë në trungun tim familjar, përndryshe do ndaj bashkëshorten.
I thashë zoti Gëzim, si mundet brenda një qyteti, brenda një fshati të mbani dy gra, të vazhdoni një bashkëjetesë normale dhe të jeni të martuar. Dhe përgjigjja e tij ishte: Zonja Eni, unë nuk e di pse ankohen, se unë i mbaj me të gjitha të mirat, si njërën dhe tjetrën. Nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë.
Kjo ishte jo vetëm habia, por dhe kurajoja e një burri të papërgjegjshëm i cili përgjigjet në këtë formë dhe nuk paraqitet në seancë. Dhe më të drejtë shqiptarët me drejtohen, Zonja Eni pse e ke vetëm më burrat dhe jo me gratë? Të paktën në këto 8 vjet të këtyre seancave të ndërmjetësimit, çfarëdolloj burri që kemi thirrur të përballet jo vetëm me këto lloj situatash, por çfarëdolloj situatash nuk i janë përgjigjur thirrjes. Atëherë, këto nuk janë burra, se burri ka një fjalë, përderisa i kë dalë ballë një martese edhe bashkëjetese, duhet të vish dhe të përballesh. Por, përfundimisht në këtë vend nuk ka burra. Por ka vetëm gra dhe gratë janë bërë të forta dhe me kurajo sepse të përballesh me një situatë të tillë dhe të thuash një situatë të tillë si e Sonilës do një kurajo të jashtëzakonshme”, u shpreh juristja Eni.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Berat– Në polici janë shoqëruar 7 shoferë kamionësh pasi punonin në nxjerrjen e gurëve dekorativë në Malin e Tomorrit. Ata janë shoqëruar nga policia mbrëmjen ...
Kavajë- Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në vendon tonë, këtë herë në Kavajë.Mësohet se një autobus ka përplasur një furgon dhe një makinë. En...
Tiranë- Që prej ditës së nesërme OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e disa kabinave elektrike në Kryeqytet do të mbeten pa energji ...
Dibër- Kohët e fundit zjarret janë tashmë një problem thuajse në mbarë vendin, duke ngritur alarmin te popullata.Banorët denoncojë me video, sesi zjarri ka përf...
Tiranë- “Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi nuk ka qenë pjesë e ish Sigurimit të Shtetit dhe as bashkëpuntor. Për këtë gjë nuk ekziston as...
Greqi- Në Greqi është shkatërruar një grup i strukturual kriminal që merrej me trafikimin e armëve nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas policisë greke të paktën 1...
Tiranë- Për vrasjen e Santiago Malkos, ish-policit është ndaluar në Tiranë, 39- vjeçari Blendi Teta, pasi akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës...
Tiranë- Një lajm i trishtë erdhi nga Stambolli pasi Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar humbi jetën. Për këtë lajm...