Aktualitet

“Lëngonte në shtrat”, gazetari reagon për vdekjen e 15-vjeçares: Histori ulëritëse, ministria kishte vite që e dinte

15 Shtator 2019, 16:51 Nga DOSJA
“Lëngonte në shtrat”, gazetari reagon për vdekjen e

Tiranë- Një lajm i trishtë erdhi nga Stambolli pasi Elona Kuburja, 15-vjeçarja që u dërgua në Turqi për mjekim të specializuar humbi jetën. Për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe gazetari Erion Skendaj i cili shprehet se shteti u kujtua vetëm në ditët e fundit pasi kishte mbetur pak kohë dhe sëmundja ishte agravuar shumë.

Sipas tij qeveria bëri show e radhës, sa për sy e faqe, për t’i thënë popullit që e bënë punën e tyre pasi rastin e njihte prej vitesh.

Ministria e Shëndetësisë e njihte rastin që vite më parë, pasi ishte sëmundje e lindur, por heshti deri në ditën kur u denoncua në news 24″, shprehet ai. 

Reagimi:

U shua nje engjell qe aq shume e donte jeten. U keput ne mes nje lule qe sa kish nis te cel. Ike ti Elona dhe le pas me mijera zemra te vrara shqiptaresh qe u luten aq shume per ty qe ti ta mundje semundjen, por ishte vone, shume vone. Per ty shteti u kujtua vetem ne ditet e fundit, tek lengoje ne shtratin tend e lidhur me aparatura qe te mbanin me sforco ne jete, e kur shume pak kish mbetur per te luftuar. Njesoj si me Kristin e vogel, qeveriu beri shown e rradhes, sa per sy e faqe, si per ti thene popullit qe ne e beme punen, pikerisht kur ceshtja ishte bere mediatike dhe lajmi kish marre dhene ne mes te shqiptareve. Ministria e shendetsise e njihte rastin qe vite me pare, pasi ishte semundje e lindur, por heshti deri ne diten kur u denoncua ne news 24. Vec dhimbjes dhe hidherimit te njerezve qe aq shume te deshen, ti le pas nje tjeter histori te trishte qe uleret por qe nuk degjohet nga veshet e pushtetit shurdh, qe si dje dhe sot vazhdon ti ndaje njerezit ne anonim dhe vipa. U prefsh ne paqe Elona, te qofte dheu i lehte.

E mitura nga Fushë Kruja preku zemrat e të gjithë shqiptarëve pasi shumë të njohur u sensibilizuan që të mblidhnin para për kurimin e saj. Edhe kryeministri Edi Rama reagoi për vajzën e sëmurë në një status në rrjetet sociale, për të cilën u shpreh se do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet. Qeveria shqiptare mori përsipër transportimin e 15-vjeçares së sëmurë në Turqi, nga ku Elona mundi të kthehet më e gjallë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion skëndaj vdes elona kuburja erion skëndaj vdes elona kuburja

Sondazh

Poll