Aktualitet

Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Kush është viktima dhe 4 të plagosurit (EMRAT)

15 Shtator 2019, 18:41 Nga DOSJA
Aksidenti në aksin Korçë-Pogradec/ Kush është viktima

Korçë- Për aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Korçë-Pogradec në fshatin Leshnicë  ka dalë emri i viktimës dhe identitetet e të plagosurve.

Mësohet se viktima është Agron Qamo, drejtuesi i mjetit “Golf”. Të plagosurit janë Fiqerete Qamo, Daniel Hyka, Gentiana Akballa dhe K.A 10 vjeç.

Informacion i policisë:

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce vitkima agron qamo aksident ne korce vitkima agron qamo

Sondazh

Poll