Aktualitet

Kyçi i vrasjes së Santiagos/ Ja kush është Blendi Teta, tullaci me puro, PUMA dhe unazë floriri

15 Shtator 2019, 17:23 Nga DOSJA
Kyçi i vrasjes së Santiagos/ Ja kush është Blendi Teta,

Tiranë- Për vrasjen e Santiago Malkos, ish-policit është ndaluar në Tiranë, 39- vjeçari  Blendi Teta, pasi akuzohet se ka penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin.

39-vjeçari, nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e ‘Xhamllikut’ në momentin kur u ekzekutua ish-polici. Kjo ka bërë që ndaj tij të ngrihen dyshime se mund të jetë bashkëpunëtor në vrasje.

Ai  ka dëshmuar në polici se ka qenë një kalimtar i rastit. “Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur ai.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme ai shfaqet i veshur sport, me një bluzë të zezë të markës “Puma” dhe me një puro në dorë. Nuk mungon edhe një unazë floriri në dorën e tij të majtë.

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet santiago malko ndalohet blendi teta ekzekutohet santiago malko ndalohet blendi teta

Sondazh

Poll