Aktualitet

Në Malin e Tomorrit për të nxjerrë gurë, policia shoqëron 7 shoferë kamionësh në Poliçan

15 Shtator 2019, 19:41 Nga DOSJA
Në Malin e Tomorrit për të nxjerrë gurë, policia

Berat– Në polici janë shoqëruar 7 shoferë kamionësh  pasi punonin në nxjerrjen e gurëve dekorativë në Malin e Tomorrit. Ata janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme në fshatin Novaj, teksa po ktheheshin nga mali.

Mësohet se ata janë ndaluar që prej orës 12:00 të mesditës së sotme dhe aktualisht ndodhen brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë në Poliçan.

Ata dhe pronarët e firmave deklarojnë se ndalimi i tyre është në kundërshtim me ligjin pasi çdo biznes disponon dokumentacionin e plotë për të vijuar punën në rrasë e Novajt.

Prej disa muajsh mes Policisë së Beratit dhe firmave të guroreve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Malin e Tomorrit ka pasur përplasje për shkak të vendimit për Parkun Kombëtar të Beratit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mali i tomorrit ndalohen 7 shoferë në poliçan mali i tomorrit ndalohen 7 shoferë në poliçan

Sondazh

Poll