Aktualitet

Flakët shkrumbojnë fshatin turistik në Lurë, digjen disa banesa, banorët në alarm: Rama ndërhy(VD)

15 Shtator 2019, 19:02 Nga DOSJA
Flakët shkrumbojnë fshatin turistik në Lurë, digjen disa

Dibër- Kohët e fundit zjarret janë tashmë një problem thuajse në mbarë vendin, duke ngritur alarmin te popullata.

Banorët denoncojë me video, sesi zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të pyjeve në një fshat të Lurës, në Vlashe.

Sipas banorit Ferit Mena, zjarri është përhapur me shpejtësi dhe tashmë janë në rrezik banesat që ndodhen aty.

Zjarret kanë sjellë dëme të shumta në fshatin Vlashe, që është edhe fshat antik, ku janë djegur disa banesa.

“Lutem personalisht kryeministrit! I dashur Edi, është një nga fshatrat e Lures, ku ishit verën e kaluar. Të lutem shpërndaje këtë video tek ERTV që ta shohin ata të emergjencave…ka që paradite kjo histori. Eshtë djegur pylli poshtë fshatit dhe tani kaneë filluar shtepitë…2 deri tani.”, shprehet ai.

Gjithçka shihet qartë në videon e mëposhtme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferit mena zjarr në lurë ferit mena zjarr në lurë

Sondazh

Poll