Aktualitet

Mbetet mister fati i 26-vjeçarit në Fier, polumbarët vazhdojnë kërkimet në rrjedhën e lumit Seman

Ditën e sotme kanë rifilluar sërish kërkimet nga polumbarët e forcave RENEA për gjetjen e automjetit tip “Golf”, që dyshohet se ra në ujrat e lumit Seman pas doli nga ura e Mbrostarit në Fier. 

27 Janar 2023, 12:55 Nga k.m.
Mbetet mister fati i 26-vjeçarit në Fier, polumbarët
Pamje nga ura e Mbrostarit

FIER- Vazhdon të mbetet mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika, i cili 2 javë më parë dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”. Ditën e sotme kanë rifilluar sërish kërkimet nga polumbarët e forcave RENEA për gjetjen e automjetit tip “Golf”, që dyshohet se ra në ujrat e lumit Seman pas doli nga ura e Mbrostarit në Fier. 

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të 26-vjeçarit dhe as të automjetit të cilin e kishte marrë me qira, veçse copave të makinës që janë gjetur në lumë. Megjithatë deri më tani ka dy pista që po diskutohen; njëra është që mjeti ka përfunduar në Seman; ndërsa tjetri që i riu, pas përplasjes me parmakët e urës është larguar.

Këto janë dy pistat ku po hetojnë blutë e Fierit, ndërsa kontrollet vazhdojnë në lumin Seman ashtu edhe në zonat përreth, me shpresën për të gjetur automjetin. Por pavarësisht kërkimeve, nuk ka asnjë gjurmë nga makina, ndërsa telefoni i 26-vjeçarit vijon të jetë i fikur e nuk ka pasur asnjë komunikim me familjarët e tij.

lumi seman mateo lika fier

Sondazh

Poll