Aktualitet

Ambasadorja Kim: Gjykata Kushtetuese e plotësuar me 9 gjyqtarë, arritje e madhe për reformën në drejtësi

Ambasadorja Yuri Kim e quan një arritje të madhe për reformën në drejtësi që mbështetet fuqimishëm nga SHBA.

27 Janar 2023, 11:42 Nga k.m.
Ambasadorja Kim: Gjykata Kushtetuese e plotësuar me 9 gjyqtarë,
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi këtë të premte një takim në Gjykatën Kushtetuese. Pas takimit, ambasadorja Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter ku ka përgëzuar plotësimin me 9 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në njoftimin e saj pas takimit, ambasadorja Yuri Kim e quan një arritje të madhe për reformën në drejtësi që mbështetet fuqimishëm nga SHBA.

“Që nga Dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese e Shqipërsisë është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje e madhe për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin,”- ka shkruar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në Twitter.

Vizita e Yuri Kim erdhi pas plotësimit të gjykatës me trupën e plotë të gjyqtarëve, pasi gjyqtarja e 9, Holta Zaçaj u betua pak ditë më parë në Presidencë duke marrë kështu zyrtarisht detyrën dhe duke i hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni. Kjo pasi Vitore Tusha la bosh postin e saj disa vite pas përfundimit të mandatit.

yuri kim

Sondazh

Poll