Aktualitet

DETAJE/ Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, 6 persona shpallen në kërkim

Mësohet se fillimisht për aktivitetin kriminal, autoritetet shqiptarë janë lajmëruar në vitin 2019.

27 Janar 2023, 11:00 Nga I.A
DETAJE/ Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, 6 persona shpallen
Policia

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i përbashkët anti-drogë Itali-Shqipëri nga Europoli dhe Eurojust. Mësohet se fillimisht për aktivitetin kriminal, autoritetet shqiptarë janë lajmëruar në vitin 2019.

Dje janë kontrolluar 31 objekte në disa qytete ku dhe janë sekuestruar 6 automjete, para e sende të tjera të paligjshme. Deri më tani janë ekzekutuar 15 urdhër-arreste në Shqipëri nga 21 masat e dhëna ndërsa 6 të tjerët vijojnë të jenë në kërkim.

Në operacionin e përbashkët janë sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër, të rafinuar për t'u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 4 mln euro që dyshohet së janë përfituar nga aktivititeti i shtjes së drogës.

operacion anti-droge ne itali

Sondazh

Poll