Politike

Nisma e Salianjit për të shkarkuar Alibeajn, Bardhi: Dështoi! Nuk kishte mbështetjen e plotë as nga grupi i Berishës

Bardhi tha se Salianji nuk bëri bashkë dot as njerëzit që janë reshtuar krah Berishës. 

26 Janar 2023, 21:42 Nga F.M
Nisma e Salianjit për të shkarkuar Alibeajn, Bardhi: Dështoi! Nuk
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazmnet Bardhi e konsideon të dështuar nismën e kolegut të tij Ervin Salianji për të rrëzuar Enkelejd Alibeajn dhe për tu vënë ai në krye të grupit të PD. I ftuar në "Real Story", Bardhi tha se Salianji nuk bëri bashkë dot as njerëzit që janë reshtuar krah Berishës. 

"Cilido bën zgjedhjet e tij politike. Liria e mendimit dhe e zgjedhjes, e respektoj gjithmonë. Sa i përket asaj iniciative, synonte copëzimin e mëtejshëm e PD prandaj as nuk e kam mbështetur dhe nuk do e mbështes asnjë lëvizje që bëhet për interesa personale. Ajo lëvizje dështoi që në nisje. Salianji, nuk bëri bashkë dot as njerëzit që janë reshtuar krah Berishës. Jo të gjithë ata që ishin krah Berishës ishin dakord me nismën e Salianjit. Unë vazhdoj të kem të njëjtën bindje sikundër pa asnjë diskutim, nuk i kemi fryrë zjarrit të përçarjes prandaj nuk jemi bërë pjesë e konfliktit të brendshëm. Kemi bërë përpjekje për të pasur bashkëpunim me demokratët në zgjedhjet lokale. Nuk ka asnjë rrjedhje nga grupi ynë parlamentar”- u shpreh Bardhi ndër të tjera.

gazment bardhi ervin salianji sali berisha

Sondazh

Poll