Politike

Një tjetër ish-agjent i FBI në skenë! Miku i McGonigal u vu në krye të luftës kundër krimit e korrupsionit në Shqipëri, marrëveshja me Ramën në vitin 2018

Në faqen zyrtare të kryeministrisë jepen detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar në maj të vitit 2018. Bëhet fjalë një marrëveshje të përbashkët angazhimi mes Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe firmës së kontabilitetit Ernst & Young. Fokusi ishte për të luftuar krimin dhe evazionin fiskal.

26 Janar 2023, 21:33 Nga F.M
Një tjetër ish-agjent i FBI në skenë! Miku i McGonigal u vu
Edi Rama dhe Louis Bladel.

TIRANË- Charles McGonigal nuk është ish-agjenti i vetëm që ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama dhe ka përfituar nga qeveria shqiptare. Në dosjen e FBI-së shihet se në një darkë të zhvilluar në Nju York ku ka marrë pjesë kryeministri Rama dhe McGonigal, ka qenë i pranishëm dhe një tjetër ish-agjent special, Louis Bladel. Ky i fundit ka qenë paraardhësi i McGonigal në postin e lartë të kundërzbulimit të FBI.

Emrin e Bladel e fut në lojë eEksperti kanadez, Stephen McIntyre.

“Disa javë pasi filloi hetimi penal i nxitur nga McGonigal, McGonigal darkoi me Kryeministrin e Shqipërisë dhe një "ish-agjent të FBI". Bazuar në të dhëna, ish-agjenti mund të identifikohet si Louis Bladel i Ernst&Young, paraardhësi i McGonigal si SAC, Counterintelligence, NYFO,”- shkruan McIntyre.

“Muaj më vonë, Kryeministri Rama njoftoi se Ernst&Young kishte marrë një kontratë të rëndësishme në Shqipëri, duke i bërë një nder të veçantë Lou Bladel, shokut të McGonigal,”- shton eksperti.

Dhe në fakt kështu ndodhi.

Në faqen zyrtare të kryeministrisë jepen detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar në maj të vitit 2018. Bëhet fjalë një marrëveshje të përbashkët angazhimi mes Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe firmës së kontabilitetit Ernst & Young. Fokusi ishte për të luftuar krimin dhe evazionin fiskal.

“Ekipi amerikan, ose amerikano-gjerman, ju e quani, i drejtuar nga z. Bladel (Louis) dhe z. Heissner (Stefan), i pari me një përvojë të njohur ndërkombëtarisht si një nga drejtuesit e FBI-së dhe ky i fundit gjithashtu si person me përvojë të çmuar, i cili ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në agjencitë gjermane kundër mashtrimit dhe luftimit të krimit ekonomik. Nga ana tjetër, vlen të theksohet se kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje konsulence, por një marrëveshje për veprime të përbashkëta në terren. Një ekip i madh ekspertësh gjermano-amerikanë do të vendoset këtu në Shqipëri për të punuar ngushtë me njësitë e hetimit të Ministrisë së Financave, hetimin tatimor, hetimin doganor dhe departamentin kundër krimit ekonomik në Policinë e Shtetit për të mundësuar, nga njëra anë, nisjen e një proces i përbashkët pune duke përdorur një metodologji bashkëkohore dhe të sofistikuar dhe, nga ana tjetër, për të rritur kapacitetet e këtyre agjencive për të luftuar një fenomen, ndërsa forcojmë përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal dhe krimin ekonomik pas një sërë arritjesh të rëndësishme në këtë fushë,”- thoshte Rama në atë kohë.

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al

edi rama louis bladel arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal

Sondazh

Poll