Politike

Anila Hoxha: Është punë orësh Fatmir Mediu të dorëzohet për Gërdecin

Hoxha u shpreh se është vetëm çështje orësh që kjo gjë të ndodhë dhe që do të përballet me dy akuza. 

26 Janar 2023, 16:41 Nga F.M
Anila Hoxha: Është punë orësh Fatmir Mediu të
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se ish-ministri Fatmir Mediu do të dorëzohet në duart e policisë në ditët në vijim si dhe do të merret i pandehur për dosjen e Gërdecit. E ftuar në studion e 'Zona Zero', Hoxha u shpreh se është vetëm çështje orësh që kjo gjë të ndodhë dhe që do të përballet me dy akuza. 

“Janë duke u fokusuar në një drejtim tjetër, e para duan të çojnë, mesa po kuptoj është çështje orësh që Fatmir Mediu do të shkojë dhe do të ballafaqohet me gjykatën për dy akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe ajo e shpërdorimit në bashkëpunim në kuadrin ushtarak. Pastaj është si ajo historia që ligji ecën ngadalë por nuk vonon,"- tha Hoxha. 

SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

 

anila hoxha fatmir mediu

Sondazh

Poll