Politike

Iu publikua fotoja me Agron Nezën, Berisha: Atë nuk e njoh! Sot 100 mijë shqiptarë kanë foto me mua, s'do të thotë se i njoh

Berisha deklaroi jashtë sallës së Kuvendit, se edhe 100 mijë shqiptarë kanë foto me të.

26 Janar 2023, 12:18 Nga A.B
Iu publikua fotoja me Agron Nezën, Berisha: Atë nuk e njoh! Sot 100
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohon të njohë Agron Nezën, personin e përfshirë në skandalit e korruptimit me 225 mijë euro të ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal. Berisha deklaroi sot për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, se edhe 100 mijë shqiptarë kanë foto me të por kjo nuk do të thotë se ka lidhje apo e njeh.

Pyetja: Ju keni mohuar se keni realata me Agron Nezën. Dje u publikua një foto me Nezën. Keni një koment? 

Berisha: Dje kam thënë se i kam njohur të tjerët dhe jo ketë. Agron Nezën se ka një foto me mua, janë sot 100 mijë shqiptarë që kanë foto me mua por nuk i njoh, njoh nga familja e tij por jo atë. Kjo fot nuk do të thotë gjë. 

Kjo përgjigje erdhi pas bërjes publike të një fotoje të Berishës me Nezën, e cila daton në vitet 2000.

sali berisha agron neza

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2023, 11:42 k.m.

Përjashtohet nga Kuvendi Sali Berisha

Sali Berisha TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e Partisë Demokratike, Sali Beri...