Politike

ME VIDEO- Kaosi në Kuvend, nuk mbahet Gazment Bardhi! Shkon drejt ministreve dhe tenton t'i hedhë diçka, e ndalon Garda

Teksa seanca e Kuvendit ishte kthyer në një kaos dhe rrëmujë pasi Sali Berisha dhe të tjerë deputetë kishin bllokuar Foltoren, Bardhin duket se nuk e mbajti dot më vendi.

26 Janar 2023, 12:49 Nga k.m.
ME VIDEO- Kaosi në Kuvend, nuk mbahet Gazment Bardhi! Shkon drejt
Gazment Bardhi në Kuvend

TIRANË- Mungesa e kryeministrit Edi Rama ka 'acaruar' shumë deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Teksa seanca e Kuvendit ishte kthyer në një kaos dhe rrëmujë pasi Sali Berisha dhe të tjerë deputetë kishin bllokuar Foltoren, Bardhin duket se nuk e mbajti dot më vendi.

Në një moment u revoltua dhe shkoi drejt ministreve dhe në një moment merr diçka nga tavolina e ministreve Elva Margariti dhe Mirela Kumbaros, madje në një moment tentoi të hidhte diçka në drejtimin e tyre. Kumbaro duket që reagon e trembur, por Bardhi ndryshon kurs në kohë. Gjithë vëmendjen e ktheu nga kryetarja së Kuvendit, Lindita Nikolla. Por për shkak të largësisht nuk dallohet qartë se çfarë i thoshte.

gazment bardhi seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll