Politike

Berisha: Ky parlament nuk zhvillon më punime pa u ndalur në të gjithë spektrin e aferës së McGonigal

Berisha paralajmëron bllokim të seancave plenare.

26 Janar 2023, 12:41 Nga A.B
Berisha: Ky parlament nuk zhvillon më punime pa u ndalur në të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi jashtë sallës së Kuvendit se Parlamenti nuk do të zhvillojë më punime pa u diskutuar çdo spektër i çështjes së Charles McGonigal. Kreu i PD-së deklaroi se Rama është njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë, e për përfshirjen e tij në këtë skandal meriton ndëshkimin më të rëndë. 

'Qytetarë dhe qytetare, sot parlamenti ka ditën e turpit, ditën e fundit. Parlamenti refuzoi kërkesën më legjitime, kërkesën e një grupi deputetësh për të zhvilluar me urgjencë një debat për një çështje qe ka tronditur gjer në palcë vendet e lira.

Imagjinoni ju se në çfarë afere është e implikuar Shqipëria dhe se si ky kryeministër ka vënë në rrezik sigurinë e botës së lirë. Imagjinoni ju se si një vrasës me pagesë merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë, sot Rama është njeriu më i inkriminuar në Evropë e më gjerë. Kam bindjen se drejtësia amerikane do thotë fjalën e saj para këtin krimineli po para kësaj duhet të flasin qytetarët. Rama me dy bashkëpunëtorë e ka trajtuar zyrtarin si asset privat.

Se e patë Lindën e parlamentit si u soll, sikur s’ka ndodh asgjë, ndërsa ai u zhduk. Jemi në situatën më të jashtzakonshme, bvetëm një betejë e gjithanshme është shpëtimtare, Rama ka përdorur Gonigal si vrasësa me pagesë për të manipuluar kundër opozitës shqiptare dhe kjo përbën një mega krim për të cilin ne do të kërkojmë nga autoritetet amerikane që të japin dënimin më të rëndë.

“Deripaska” është një nga kompanitë më prezente në Shqipëri, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, koncensione, tendera për rrugë e ura, është rekrutues i McGonigal. A darkuan këta sëbashku? Këto janë probleme që do i sqarojë drejtësia por një gjë është e sigurt që Rama me të gjitha klasifikimet del agjent influent rus. Rama nuk ishte i verbër, pa eksperiencë. Veprimet i ka bërë dhe për llogari të fuqisë armike të NATO-s, nuk i ka fshehur qëllimet e tij ruse duke sulmuar Evropën. Hodhën poshtë kërkesën për një debat të cilin e kërkon sot çdo qytetar. Ky parlament nuk zhvillon më punime pa u ndalë në të gjithë spektrin e kësaj afere të tmerrshme që ka goditur Shqipërinë.'- tha Berisha.

sali berisha seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll