Politike

Berisha "pushtoi" Foltoren, Balla: E bëri se i shkoi djali në SPAK, Rama s'ka lidhje me McGonigal, mungoi se kishte punë

Sipas Ballës, e gjitha u përdor për 'diversion' pasi djali i Berishës, Shkëlzeni u thirr po sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen e Gërdecit.

26 Janar 2023, 12:29 Nga k.m.
Berisha "pushtoi" Foltoren, Balla: E bëri se i shkoi djali
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar kaosin që u krijua në Kuvend nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi nuk u miratua kërkesa për të diskutuar mbi takimet e Ramës me izh-zyrtarin e FBI-së. Sipas Ballës, e gjitha u përdor për 'diversion' pasi djali i Berishës, Shkëlzeni u thirr po sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen e Gërdecit. Lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama, Balla tha se kryeministri nuk ishte sot në Kuvend, pasi kishte një axhendë të ngjeshur.

"Mendoj që kryetarja e Kuvendit zonja Nikolla ka bërë vendimmarrjen e duhur. Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të rregullores së Kuvendit dhe deputetëve që jo vetëm me procedimin disiplinor, por do të duhet që sekretariati të mblidhet urgjentisht për marrjen e një mase për përjashtimin me shumë ditë të deputetëve që pengojnë mbarëvatjen e Kuvendit. Një kërkesë ka një procedurë, merrni rrefulloren nëse një prej jush gjen të bazuar kërkesën në rregulloren e Kuvendit jam gati që të kërkoj ndjesë. Ajo që duhet të kuptoni është që deputetët kërkues mbajtën fjalën dhe kryetari i Kuvedit është i detyruar që ta çojë në votim. Unë jam krenar që kemi këtë qëndrim sesi një katran me bojë i shpallur non grata nga SHBA vazhdon të bëjë pis Foltoren e Kuvendit. Ne e kemi ditur se do të ishte ky skenar. Ta harrojë Sali Berisha, edhe Gaz Bardhi po të doni që do të na pengojë në punën tonë. Sot djali i Sali Berishës është paraqitur në SPAK për Gërdecin e gjithë kjo dhunë është e lidhur ose derivat. Nuk ka as kryeministri i Shqipërisë dhe asnjë ministër, pra asnjë autoritet tjetër nuk është i përfshirë, ky hetim është përmbyllur dhe dosja ka shkuar në Gjykatë. Më falni, e para nuk ka asnjë përgjegjësi politike që kryeministri pret një zyrtar të një qeverie tjetër të një strukture shumë të rëndësishme, ajo që po iu them është që nuk është as një ministër shqiptar pjesë e kësaj dosje, sepse ky individ ka takuar edhe autoritete të qeverisë gjermane. Ajo që bën përshtypje në asnjë nga vendet e tjera nuk ndodh kjo që po bëni ju. Kjo është përpjekje që të tërheqë vëmendjen në faktin që ka dalë prova e re për 21 janarin, unë mendoj se kjo çështje duhet të marrë vëmendje më të madhe. E vërteta është që nuk është një çështje në hetim por ka shkuar në Gjykatë. Çështja ka shkuar në Gjykatë, personi që përmendni ju ka marrë lirinë e përkohshme, e nuk është fare në hetim. Unë po iu them që interesi sot i publikut shqiptar është pikë së pari hetimi i 21 janarit, interesi i dytë është përfshirja e PD në financimet ruse; ajo që sot dimë është që sot ka vetëm një person të dërguar në Gjykatë për këtë çështje. Unë kam detyrimin që t'ju them se asnjë zyrtar shqiptar nuk i përfshirë në dosjen finale që është bërë në gjykatë,"-tha Balla. 

taulant balla seance plenare 26 janar 2023

Sondazh

Poll